E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, digjet në banesë babai i 3 fëmijëve

PUKE- Një 30 vjecar ka humbur jetën në përpjekje për të shpëtuar dicka nga banesa e tij e përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buxhon të rrethit të Pukës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Burime nga policia bëjnë të ditur se Kujtim Cena, babai i tre fëmijëve është djegur brenda banesës së tij, teksa po tentonte nxjerrjen e objekteve nga shtëpia.

Ndërkohë mësohet se në drejtim të fshatit të largët janë nisur forca të shumta të policisë dhe zjarrfikëse për shkak se banesa vazhdon të jetë nën flakë. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›