Elbasani i problemeve dorezohet para Lacit
Një Elbasan i njëmijenjë problemeve (mungesa e financave dhe moslikuidimi i rrogave të lojtarëve) lëshon terren edhe para Laçit. Disa gabime të portierit vendas Dushku, i zëvendësuar në fillimin e pjesës së dytë me Llanin, u ka dhënë mundësinë miqve laçianë të realizojnë tre gola në pjesën e parë, me anë të Marashit (4’), Buljan (41’) dhe Hysës (42’). Pjesa e parë përfundoi 3-1, pasi në minutën e 24 kishte barazuar përkohësisht Sadiku. Pjesa e dytë ka regjistruar edhe një gol të dytë për vendësit, me anë të Endri Dalipit, në minutën e 66-të, por vetëm kaq. Sepse kurbinasit, me në krye portierin Vashaku, një hero i vërtetë në shmangien e golave të Elbasanit, kanë mbrojtur rezultatin 3-2 në favor të tyre, duke dalë me 3 pikë nga “Ruzhdi Bizhuta”. Elbasani, nga ana e tij, u mundua shumë në pjesën e dytë, veçanërisht që të merrte një barazim, të paktën, por nuk ia doli me sukses, duke mbetur sërish i fundit në klasifikim, me vetëm 9 pikë.