E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkumbini, fitore pas 13 javësh

Albania-sport- 4000 shikuesë të pranishëm në fushën sportive të Peqinit shijuan në maksimum fitoren e cmuar të Shkumbinit me Luftëtarin (1-0) në ndeshjen e parë në shtëpi pas përfundimit të dënimit 6 javor. Një tripikësh me shumë vlerë për skuadrën e Faruk Sejdinit, që jep sinjalet e parë për betejën e madhe të mbijetesës. Rasti i parë u përket miqve nga Gjirokastra, kur Bejollari i Luftëtarit pati mundësinë e parë për të shënuar, por portieri i Shkumbinit, Ervin Llani reagoi shpejt.
Në të 29' Ramazani futi një top të gjatë për Beqirin, por ky i fundit nuk shinjestroi saktësisht portën. Luftëtari goditi disa herë nga jashtë zonës, por pa rezultat. Pak raste në pjesën e parë, për të patur një Shkumbin më kërkues në fraksionn e dytë të lojës, kur do të shënohej edhe goli i vetëm i takimit. Në minutën e 82, Erjon Rizvanolli shfrytëzoi në maksimum mundësinë e artë për të firmosur tri pikëshin e parë pas gati 13 javësh, kur Shkumbini fitonte në Peqin me Vllazninë (3-1). Me fitoren e së mërkurës Shkumnbini la pas Apoloninë falë golaverazhit më të mirë edhe pse dy ekipet ndodhen pas 20 javësh me pikë të barabarta.
Kjo ishte fitorja e 8 me Luftëtarin në 15 përballje, ku rezultati që nuk njihet midis dy ekipeve është barazimi, i "mbërthyer" fort në shifrën "0".
Në javën e 21 Shkumbini do të luajë kundër Besës në Kavajë, ndërsa Luftëtari do të presë në shtëpi Elbasanin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›