E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani mbyll me sukses procesin e pajisjes

22/06/2009  Kartat e identitetit

ELBASAN- Mund të konsiderohet i përfunduar me sukses procesi i pajisjes me karta i shtetasve që nuk kanë pasaporta. Gjatë ditëve të fundit janë paraqitur shumë pak persona në qendrat e aplikimit çfarë nënkupton se të gjithë shtetasit që nuk kishin pasaporta, kanë aplikuar për karta. Megjithëse ende nuk ka një shifër të saktë, procesi cilësohet i përfunduar me sukses. Kështu në qarkun e Elbasanit numëroheshin 81.186 shtetas të papajisur me pasaportë. Por gjatë ditës së djeshme numri i aplikantëve ka arritur në 131.500 dhe ishin shpërndarë 85.634 karta. Në bashkinë e Elbasanit numëroheshin 19.500 shtetas pa pasaportë. Por në këtë qytet kanë aplikuar 33.850 shtetas për karta dhe janë tërhequr 23.197 copë. Kjo presupozon se të gjithë shtetasit që ishin pa pasaporta kanë aplikuar për karta. Prefekti i Elbasanit Shefqet Deliallisi shprehet se “në qarkun e Elbasanit vazhdon me sukses pajisja e shtetasve me karta. Sipas informacioneve të marra gjatë ditëve të fundit, në zyrat e aplikimit janë paraqitur pak shtetas pa pasaportë, çfarë nënkupton se ata kanë aplikuar për karta. Por qeveria ka shtyrë edhe për tre ditë procesin dhe ata që kanë mbetur kanë pasur mundësi të aplikojnë”. Prefekti i Elbasanit nënvizoi se megjithatë ka një numër të vogël të shtetasve që figurojnë pa pasaporta dhe që nuk janë paraqitur për arsye të ndryshme. “Mund të ekzistojë një numër i vogël i shtetasve që nuk kanë aplikuar. Kjo për faktin se ata mund të jenë larguar në emigracion të paligjshëm, ka persona që janë larguar që në vitin 1991 e nuk janë kthyer më në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›