Gjirokastër, grabitet arka e kishës së Shën Mëhillit
Vetëm dy javët e fundit në qarkun e Gjirokastrës janë grabitur tre kisha, në dy prej të cilave janë vjedhur ikona me vlerë rreth 30 mijë euro. Policia në kërkim të autorëve të vjedhjes në kishën e Shën Mëhillit.
GJIROKASTER- Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur në orët e vona të natës kishën e Shën Mëhillit, pranë gjimnazit “Siri Shapllo”, në lagjen Varosh të qytetit të Gjirokastrës.
Drejtoria e policisë së Qarkut Gjirokastër tha se një prift kishte konstatuar vjedhjen sot në mëngjes kur kishte shkuar për të hapur kishën.
Policia thotë se autorët kanë shqyer me mjete të forta portën kryesore të kishës dhe kanë vjedhur nga arka e kishës shumën prej 40 mijë lekësh të reja, ndërkohë që nuk janë prekur asnjë prej ikonave të kishës.
Vetëm dy javët e fundit në qarkun e Gjirokastrës janë grabitur tre kisha, në dy prej të cilave janë vjedhur ikona me vlerë rreth 30 mijë euro.
Kisha e Shën Mëhillit në lagjen “Varosh” në Gjirokastër është ndërtuar në vitin 1776 dhe pas djegies në 1828, ajo u rindërtua në 1833. Kisha është e tipit bazilik, me përmasa të mëdha, që arrijnë në 23.20 metra e gjatë në 13.30 metra e gjerë.
Struktura e brendshme nuk shfaqet në pamjen e jashtme, por është e fshehur nga çatia e gjerë, e prerë në anën lindore dhe e mbuluar me rrasa guri. Muratura është ndërtuar me gurë shtresorë të vendosur në radhë të rregullta.
(s.g/BalkanWeb)