E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano “Po” ftesës së Metës: Ndjesë për 2005-ën!

Takimi i përfaqësuesve të faktorit të majtë për të diskutuar mbi zgjedhjet, i thirrur nga kryetari i LSI-së u zhvillua sot në mesditë. Takimi u bojkotua nga PS dhe aleatët e saj. Nano: Berisha erdhi aksidentalisht ne pushtet 

TIRANE-Pesë ditë para votimit për zgjedhjet parlamentare, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta, ish-kryetari I Partisë Socialiste (PS) Fatos Nano dhe kryetari i Partisë Socialiste Progresistë ’91 (PSP’91), Petro Koci bënë thirrje për bashkim të së majtës.
Takimi i përfaqësuesve të faktorit të majtë për të diskutuar mbi zgjedhjet e 28 qershorit, i thirrur nga kryetari i LSI-së u zhvillua sot në mesditë në mjediset e hotel Tirana. Takimi u bojkotua nga PS dhe aleatët e saj.
Krerët e pransihëm theksuan se bashkëpunimi i së majtës socialiste dhe largimi i Berishës nga pushteti ishin dy prioritetet që i bashkoi sot ata në këtë tryezë të thirrur nga Ilir Meta.
Kreu i LSI, Meta kërkoi që e gjithë e majta të jetë e angazhuar për mbrojtjen e standarteve të zgjedhjeve në 28 Qershor. Meta u bëri thirrje komisonereve te PS dhe LSI të bashkëpunojnë ngushtë mes tyre për të mbrojtur votën.

Kurse ish-kryetari i PS, Nano pasi theksoi se ndodhej në tryezë në emër të socialistëve, deklaroi se e gjithe e majta ka për qëllim të përbashkët rrezimin e Berishës dhe krijimin e një të majte të organizuar. Sipas Nanos, nuk është koha për sjellje foshnjarake, por për të larguar Berishën që erdhi ne pushtet aksidentalisht nga përcarja e së majtës. “Ndjes publike për atë që ndodhi në 2005-ën”, tha Nano duke iu referuar vitit kur u përcara PS, nga gjiri i së cilës lindi LSI.

Dy ditë më parë kreu i LSI-së, ftoi në një takim të gjithë faktorët politikë, institucionalë dhe historikë, të rinj dhe të vjetër të së majtës, me qëllim sic theksoi ai, vendosjen e një fryme sa më të gjerë bashkëpunimi midis të gjithë partive të majta dhe progresiste.
Edhe pse PS e aleatët nuk morën pjesë, anëtarët e tryezës lanë hapur ftesën për bashkëpunim me ata që i munguan takimit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›