Elbasani merkato të fuqishme për titullin kampion

Ashtu sic pritej nga premtimet e presidentit Laze në mbarim të fazës së parë ,Elbasani ka nisur merkaton e dimrit me një bum lojtarësh titullar.I është bashkngjitur Sajmir Patushi edhe lojtari tjetër titullar I Tiranës Merkoci që në ditën e sotme ka qënë në urdhërat e trajnerit Dizdari.Për Presidentin Laze ardhja e Merkocit nuk është mbyllja e markatos ne jemi në tratativa me trajnerin Dizdari edhe për lojtar të tjerë cilësor si nga Kosova dhe Maqedonia por edhe nga kampionati Shqiptarë.Mbas një fillim të dobët në fazën e parë për asryen e largimit të një pjesë të mirë të lojtarëve titullar të këtij ekipi në drejtim të ekipëve të tjera,ka bërë që Presidenti Laze të korrigjojë gabimet e bëra në mërkaton e verës.Për të ndryshuar dicka nga gjëndja jo e mirë e ekipit në fazën e parë, ndryshimet kanë nisur me sinjalin e largimit e trajnerit Deliu dhe marrjen e drejtimit të ekipit nga trajneri Edmond Gëzdari.Ndryshimi e trajnerit pritesh që të kishte ndryshimi në konceptin e lojës tek lojtarët,dhe mbushjen e boshlleqëve që u shfaqën në lojë gjatë takimëve të fazës së parë, kjo gjë ju kërkua që presidentit Laze që prezantimin e parë nga trajneri ri Dizdari, kjo kërkesë gjeti mbështetje nga Presidenti Laze,ku ky I fundi I premtoi se do të kishte të gjithë mbështetjen e tij financiare në afrimin e lojtarëve cilësor në merkaton e dimrit. Trajneri Dizdari pothuajse është I kënaqur me afrimin e disa lojtarëve në këtë ekip, ai për gazetën "Sot" është shprehur se falendeton presidentin Laze për mbështetjen që I ka dhënë në forcimin e ekipit në pushim të dy fazave,për gjetjen dhe shumfishimin e forcave për një paraqitje dinjiotoze dhe hyrjen për në kupat e Europës.Edhe Drejtori teknik Artim Kovaci ndihet optimistë për ecurin e ekipit,ai shprehet se duke qënë një ekip kampion, edhe përgjegjësit para sportdashësve elbasanas janë të shumtë, gjëndja jo e mirë e kipit dhe sidomos tre ndeshjet e fundit ku ekipi tregoi lojra të dobta dhe lodhje fizike,kjo situatë e krijuar u pa nga ortakët, që duheshi një ndërhyrje në këtë ekipi për ta rigjeneruar për fazën e dytë,me afrimin e disa lojtarëve cilësor si të kampionatit tonë por edhe nga Kosova dhe Maqedonia,dhe besoj se pauza ndërmjet dy fazave si dhe hapja e rrugëës markatos së dimrit ka bërë afrimin e shumë lojtarëve cilësor.Përvec dy lojtarëve Kosovar që aktivizuan që në fazën e parë, së fundmi është dhe kosovari tjetër Ilir Nallbani që ka mëse një muaj që ndodhet pranë ekipit po për asrye federimi nuk u aktivizua në ndeshjet e fundit të fazës së parë, pranë ekipit janë afruar dy lojtar titullar të Tiranës Sajmir Patushi dhe Merkoci,pritet së shpejti ardhja nga Luftëtari iGjirokastra i Norës.Por drejtuesit e ekipit dhe presidentin Laze kjo nuk do të thotë që hovi do të ndalet këtu,Laze dhe Fushaj janë në tratativa për lojtarin Skërdi Bejzade që është edhe idhulli për tifozerin elbasanase,si dhe afrimin e kapiten të Maqedonis Artim Shaqiri dhe Kroatin Vinceticin. Ekipi Kampion I Elbasanit është një nga ekipet që e ka marrë seriozisht këtë merkato, dhe kjo tregon se ekipet nuk do ta kenë të lehtë përballjen me ekipin kampion të elbasanit,shprehet Kovaci por jemi në pritje edhe të disa lojtarëve që janë piketuar nga trajneri Dizdari në bashkpunim me presidentin Laze dhe më pastaj pritet që ekipi të udhëtoj drejt Malit Zi për përgaditjen stërvitore të dimrit.Përforcimet tregojnë edhe njëherë që drejtuesit sport klub Elbasanit kanë filluar të mir menaxhojnë ekipin që edhe në këtë supërlig paraqitja të jetë dinjitoze si një ekip kampionësh është nga ana jonë edhe një përgjegjësi morale dhe qytetare që ne të krijojmë besimin tek sportdashësit tanë të flakët,dhe afrimin tifozeris në shkallët e stadiumit, duke ju dhuruar një futboll të bukur dhe cilësor dhe burrëror ashtu sic e ka karakterizuar këtë ekip në vite, për të gjithë ne si staf drejtues dhe pjesa teknike e ekipit e kanë mëse të qartë objektivat, që presidenti Laze ka për këtë ekip në këtë zezon futbollistik, dhe kam besim që ne do të dijmë ta vlersojmë kontributin ekonomik që ka derdhur Laze për këtë ekip,pik së pari hyrja në kupat e Europës, pse jo dhe titullin i kampion,që do të thotë shumë për këtë qytet që e do jasht mase lojën e bukur të futbollit.
Arben Borici