Haxhi, lojtari kyç në sfidën Jonikos-Ergotelis

Albania-Sport (AS) -Altin Haxhi konsiderohet si lojtari më i rendësishëm i formacionit të Ergotelis në transfertën me Jonikos, takim që do të luhet të dielën (ora 15:00, lokale). Dy ekipet renditen të fundit në Superligën greke (15 dhe 16), ku Ergotelis ka shtatë pikë më shumë se ish-skuadra e Arjan Beqaj: 13-6. Iraklis i Indrit Fortuzit është mysafir i Panionos që renditet në vendin e 11. Apollon Kallamarja (13) e Alban Bushit pret në shtëpi Kërkyrën (8), ku sigurisht sulmuesi shqiptar nuk do të mungojë. Aris (10) i Kristi Vangjelit pret në shtëpi Larisan (12). Mbrojtësi i talentuar shqiptar është si zakonisht në formacionin e parë.