Luan Krasniqi, në mars kundër ish-kampionit Hashim Rrahman?

Muaji mars mund të rikthejë në ring Luan Krasniqin, kësaj radhe përballë një 0ish-kampioni të botës. Junikasi mund të përballet në Gjermani me Hasim Rrahman, ish-kampion bote në versionin ËBC. Kompanitë "Top Rank" që menaxhon karrierën e boksierit amerikan dhe "Universum" janë në bisedime për të organizuar këtë përballje.
"Gjermanët na kërkojnë që Rrahman të shkojë atje dhe të luftojë kundër Krasniqit në mars. Nëse arrijmë marrëveshje atëherë do të anulojmë mecin me Mercer që duhet të zhvillohet në shkurt", ka thënë për ESPN, Bob Arum, menaxheri i "Top Rank". Ai ka shtuar se sipas të gjitha gjasave marrëveshja do të arrihet nëse gjermanët pranojnë që gjyqtarët e këtij meci të jenë neutralë, pasi sipas tij për boksierët amerikanë ka qenë pothuajse e pamundur që të shënojnë fitore me pikë në Gjermani.
Në rast se zyrtarizohet ky mec, Krasniqi do të ketë përballë kundërshtarin më të vështirë në karrierën e tij pas Lemon Breëster ndaj të cili humbi mecin për titullin e botës. Rrahman në karrierën e tij ka një bilanc prej 41 fitoreve (33 me nokaut), 6 humbjeve dhe 2 barazimeve, ndërkohë që ka dalë në ring kundër disa prej boksierëve më të mirë të kategorisë së rëndë. Në vitin 2001 kishte bërë befasinë më të madhe të vitit në botën e boksit duke mposhtur me nokaut të madhin Lennox Lewis dhe duke i marrë atij tre brezat e kampionit të botës (WBC, IBF dhe IBO). Mecin e fundit e ka zhviulluar më 12 gusht kur ka humbur titullin e kampionit përballë rusit Oleg Maskaev.
Ish-kampioni i Evropës, Luan Krasniqi mecin e fundit e kishte zhvilluar në prill të vitit të kaluar kur kishte mposhtur amerikanin David Bostice. Aktualisht boksieri kosovar me pasaportë gjermane është i pesti në renditjen e WBO.