Igli Tare apo Er Bogdani te Kievo?

Albania-Sport (AS) - Të gjitha skuadrat në Itali janë në kërkim të një sulmuesi race. Dhe më aktivet në merkaton dimërore janë Palermo, Parma, Kievo e Roma. Në listën e transferimeve të merkatos janë dhe dy sulmuesit shqiptarë: Erjon Bogdani i Sienës dhe Igli Tare i Lacios. Kievo e Xhixhi Delnerit e ka bërë të qartë se ka nevojë urgjente për një pykë. Verdheblutë shpresojnë të arrijnë një marrëveshje me një nga dy sulmuesit shqiptarë. Një "Po" e bukur e Delnerit do ta sillte në Verona në kapitenin e Kombëtares shqiptare. Por në garë Tare është me rivalin Bogdani. Atëhërë kush do të vishet verdheblu: Bogdani apo Tare? "Radiomercato" në Itali vazhdon të identifikojë Bogdanin si objektivin numër 1 të Kievos. Presidenti Sartori është i gatshëm të paguajë shumën prej 3 milionë eurosh të kërkuar nga Siena. Për Bogdanin në listë qendron edhe Xhenoa, pavarësisht se shqiptari ka deklaruar se i pëlqen një rikthim në Verona, qytetin prej të cilit ruan ende kujtime të bukura. Kievo e konsideron Bogdanin si një pjesë të skemës së Del Nerit, teksa pritet vetëm pëlqimi i sulmuesit shqiptar, që tashmë ka dhe një rival, Simone Inzagin.