E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superofertë nga Ukraina për Shevçenkon

Aventura në Premier League te skuadra e Celsit ka qenë jo shumë me fat për Andriy Shevchenko dhe ndoshta e fundit për këtë sezon me londinezët. Por këtë radhë nuk bëhet fjalë për një rikthim në kampionatin italian te Milani, por në vendlindje në Ukrainë. Presidenti i Dinamos së Kievit, Igor Surkis ka bërë gati superofertën prej 46.2 milionë eurosh për Shevchenko. "Transferimi te skuadra e Celsit ka qenë gabimi më i madh që mund të ketë bërë ndonjëherë në karrierën e tij sulmuesi", deklaroi Surksi për tabloidin anglez, "The Sun". "Presidenti i Milanit Silvio Berluskoni nuk do ta merrte kurrë në skuadër. Shpresoj se do të jemi në gjëndje të arrijmë një marrëveshje që ai të rikthehet te Dinamo".
Gert Serani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›