E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela-Kapllani, duel shqiptar në Belek të Turqisë

Albania-Sport (AS) - Ervin Skela, lojtari më i ri i Energi Kotbus dhe Edmond Kapllani, sulmuesi potent i Karlsruhes, do të përballen në një sfidë miqësore në Turqi. Të dy ekipet për të cilat atë japin kontributin e tyre do të zhvillojnë fazën përgatitore në rajonin turistik të Belekut në Antalia. Më datën 9 janar 2007, Karslruhe do të përballet me ekipit turk të Ligës së parë, Trabzonspor, ndërkohë që katër ditë më pas, më 13 janar, formacioni i Edmund Beker dhe Edmond Kapllanit do të përballet në një miqësore me Energie Kotbus të Ervin Skelës. Një sfidë shumë interesante kjo, kur Kapllani është një golashënuesit më të mirë të Bundesliga 2, ndërsa fantazisti Ervin Skela konsiderohet si një nga përforcimet e dobishme të skuadrës së së Bundesliga 1, Energi Kotbus.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›