Elbasani mohon largimin e Skerdi Bejzades
Elbasan - Skuadra e Elbasanit mohon çdo largim të mundshëm të Skerdi Bejzades në drejtim të skuadrës së Partizanit. Reagimi vjen i menjëhershëm nga drejtori sportiv i verdhebluve, Artim Kovaçi, i cili deklaron se “Arusha” do të vazhdojë të luajë me Elbasanin.
“Bejazade nuk do të largohet nga Elbasani, sepse ka një kontratë me këtë klub. Kontributi i tij është i pamohueshëm për këtë klub, dhe duke qenë pjesë e tij është mjaft i vlefshëm”, deklaron Kovaçi.
Në ditët e fundit është përfolur për një largim të Bejzades nga Elbasani drejt Partizanit. Vetë futbollisti është shprehur disa herë në media se është pranë transferimit, por më parë do të bisedonte edhe një herë me kryetarin e bashkisë, Qazim Sejdinin.