Elbasani në kërkim të rrënjëve
Tashmë mbushen tetë muaj që qendra e qytetit të Elbasanit i është nënshtruar gërmimeve arkeologjike disa metra nën tokë. 15 gushti i vitit të kaluar do të ishte data e fillimit të gërmimeve me iniciativën e kryetarit të bashkisë, Qazim Sejdini, dhe drejtorit të muzeut lokal, Kreshnik Belegu. Ndoshta gjithçka ka nisur nga një "incident" mes drejtorit të Monumenteve Kulturore dhe kryebashkiaku, Sejdini. "Ndërsa kreu i Monumenteve më ‘kërcënoi‘ për prerjen e dhjetëra pishave anash kalasë së qytetit, e ‘zbuta‘ duke i treguar punën për gërmimet rreth dy metra thellësi të mureve të kalasë dhe vazhdimin e punimeve gërmuese në lulishten e qytetit, aty ku ta parët tanë dhe shumë njerëz të historisë na kishin thënë se Elbasani ruante thesaret e paçmueshme", shprehet Sejdini. Ky i fundit do të akordonte një fond prej 10 milionë lekësh nga bashkia, ndërkohë që do të siguronte gjithë mbështetjen nga Instituti Arkeologjik me specialist që kanë ndjekur dhe vazhdojnë të ndjekin punimet e gërmimeve rreth rrapit të Bezistanit dhe shtatores së Aqif Pashë Elbasanit. Tashmë, sipërfaqja e gërmuar rreth katër metra nën tokë kap rreth një mijë metra katrorë, gjë që në të ardhmen mund të pushtojë tërë lulishten prej një hektarësh në qendër të këtij qyteti. Një grup punëtorësh e specialistësh çdo ditë e më tepër po nxjerrin në pah konturet e një "qyteti" të nëndheshëm brenda qytetit të vjetër e të ri të Elbasanit.
"Punojmë me shumë kujdes dhe nën monitorimin e rreptë të specialistëve arkeologë ku vlerat më të mëdha i merr arkeologu Ylli Cerova", ka pohuar drejtori i muzeut të këtij qyteti, Kreshnik Belegu.
Testamenti për "qytetin" nën tokë
Kohë më parë, në muzeun e Elbasanit do të gjendej një fletore e shkruar me dorë ku nënvizoheshin vlerat muzeale që ruheshin disa metra nën tokë në qendër të Elbasanit. Duket se "tapia" është lënë në ish-dyqanin e Sulë Shikut e të afërmve të tij. Janë disa faqe të shkruara me dorë dhe të skicuara që dëshmojnë se ç‘ishte parë kur do të ndërtohej ky dyqan pranë rrapit të Bezistanit në vitin 1932. "Poshtë dyqanit të Sulë Shikut ndodhet një varr i madh dhe brenda, ndërsa kemi futur dorën nga një vrimë e lënë apostafat, kemi gjetur dy kafka dhe anash varrit duhet të jetë një mozaik i madh kishtar dhe shumë sende të tjera me vlerë", thuhet në këtë testament. në faqen e fundit të tij është skicuar me dorë një hartë që tregon qartë koordinatat e vendndodhjes së këtij zbulimi. "Unë mendoj se ai mund të jetë shkruar nga Thanas Konomi ose bashkëkohës të tij dhe ne në bazë të këtij dokumenti kemi nisur gërmimet që për fat nuk jemi zhgënjyer. Këto gërmime mund të vazhdojnë për shumë vite dhe besoj se qendra e Elbasanit mund të shndërrohet shpejt në një park të madh arkeologjik", ka pohuar Belegu.
Pak radhë rreth zbulimeve
Ndërsa bashkia e qytetit ka mundur të nxjerrë në dritë themelet e mureve të kalasë me gërmime rreth dy metra thellësi, si dhe konturet e plotë të çezmës së vjetër pranë rrapit të Bezistanit, dhjetëra punëtorë e specialistë arkeologë, kanë nxjerrë thesaret e "fshehura" nën historinë e lashtë të rrapit të Bezistanit në qendër të qytetit. Pikërisht në këtë pjesë të lulishtes, fare pranë çezmës publike disashekullore, vazhdojnë punimet për zbulimin e vlerave historike të kësaj pjese nëntokësore ku dikur ka qenë pazari karakteristik i qytetit mbi një sipërfaqe prej disa hektarësh i prishur rreth viteve ‘70. Është gërmuar në një thellësi nën pesë metra, si dhe gjatësi e gjerësi 12 metra brenda së cilës kanë dalë objekte të lashta të historisë këtij qyteti nën tokë. Jo pak shtylla mermeri të gjata rreth pesë metra e rrethore me punime dekorative, tashmë janë depozituar në sallonin e muzeut etnografik, si i vetmi që ruan çdo vlerë të lashtë të këtij qyteti. Pikërisht në thellësinë prej pesë metrash, specialistët kanë zbuluar një mozaik të punuar me gurë të vegjël katrorë dyngjyrësh me 15 lloje testerash (guralecësh) dhe që vezullojnë nën dritën e diellit. Sipas drejtorit të muzeut, Kreshnik Belegu, mozaiku daton me shekullin e V - VI të erës sonë, pasi në të ka punime e gurë katrorë dyngjyrësh dhe është vërtetuar se ka qenë një kishë e madhe bizantine. Nga gërmimet është arritur që muret të ruhen cilësisht në këmbë sikurse shumë shtylla mermeri të ngjyrave të ndryshme e objekte të shumta me vlera të rralla arkeologjike. Ndërkohë, zbulimi i afreskut në fillimin e këtyre punimeve, sipas specialistëve francezë e gjermanë mund ta radhisë atë si të pestin në shkallë botërore. Po punohet ende nga specialistët, që, sipas tyre, do të gërmohet përgjatë lulishtes që shkon paralel me bulevardin kryesor. Ndoshta do të duhen vite që Elbasani i fshehur nën tokë, të dalë në dritën e diellit e të radhitet ndër qytetet muzeale shqiptare.
Ambasadori amerikan, i interesuar për Sinagogën e hebrenjve
Është përcaktuar tashmë dhe vendndodhja e Sinagogës së hebrenjve. Pikërisht në jug të lulishtes së qytetit, përballë godinës bashkiake mendohet se ruhet nën tokë një faltore çifute, si dhe një han i madh. "Është fare e mundur ekzistenca e një komuniteti hebrenjsh që në kohë të lashta jetoi dhe ndërthuri kulturën e tij me vendasit dhe për këtë ka gojëdhëna e dëshmi të forta", pohon kreu i muzeut, Belegu. Një bisedë për këtë temë ka ngrënë shumë kohë mes ambasadorit amerikan dy javë më parë në Elbasan, kryetarit të bashkisë, Sejdini, dhe kreut të muzeut. Dikur, në vitet kur monizmi rrafshoi tregun më të vjetër privat të Elbasanit, janë gërmuar që në thellësi themelet e faltores. Pranohet që në këto themele janë gjetur dhe sasi të mëdha floriri, i sekuestruar nga shteti i asaj kohe. Besohet se "kazma" që prishi tregun tradicional, nuk ka prekur faltoren çifute për të cilën është planifikuar të ndërhyhet këtë verë. "Ambasadori amerikan tregoi shumë interes për Sinagogën dhe pritet që për një javë të kryejë një vizitë tjetër në Elbasan", ka pohuar Sejdini. Ndërsa dje, mësohet se një letër e shkruar nga vetë ai, por nuk jepet se çfarë ka mbërritur në adresë të drejtorit të muzeut, Belegu. Sidoqoftë, Elbasani, me gërmimet që ka nisur në "zemër" të tij, duket se do të çelë një faqe të re të historisë së tij fshehur nën tokë prej shumë shekujsh, atëherë kur as ishte menduar që do të islamizohej në kulturë e identitet.