E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani, nga Ulqini, drejt Krujës për uverturën 2007

Albania Sport - Ekipi i Elbasanit, që drejtohet nga trajneri kryeqytetas, Edmond Gëzdari, është kthyer të martën nga mini-faza përgatitore që zhvilloi në Malin e Zi, ku qëndroi për 10 ditë. Trajneri Gëzdari tha pas kthimit se "ekipi tashmë është në gjendje të mirë, falë përgatitjeve intensive që zhvilloi gjatë këtyre 10 ditëve".
Por, sipas tranjerit të elbasanasve, ekipit i duhen patjetër dhe dy lojtarë cilësorë që të mbyllin boshllëkun e krijuar nga largimi i Hetlem Capjes, drejt Tiranës, dhe afrikanit Abdulla Ishaka, i cili është larguar në drejtim te Greqisë, duke thyer rregullat e klubit, me të cilin ka nënshkruar një kontratë njëvjecare.\
Kampionia në fuqi, e cila e mbylli vitin 2006 në vendin e pestë të renditjes, me 26 pikë, ose 11 pikë pas Tiranës kryesuese, u mund në ndeshjen e fundit të luajtur në kampionat 1-2 përballë Dinamos në kryeqytet dhe e fillon vitin e ri me vizitën që do t'i Kastriotit, më 3 shkurt 2007, në Krujë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›