E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sedorf rinovon kontratën deri në 2011 me Milanin

Mesfushori Klarens Sedorf ka shtyrë kontratën me Milanin deri në 30 gusht të 2011-ës. Lajmi bëhet i ditur nga uebsajti kuqezi. 30-vjecari holandez, kontrata e të cilit përfundonte në fund të këtij sezoni, firmosi edhe për katër vite të tjera me 6 herë kampionët e Evropës. Sedorf, i cili ka luajtur për skuadrën e Ajaksit, Sampdorias, Realit të Madridit dhe Interit, është aktivizuar rregullisht me fanellën e Milanit prej sezonit 2002-2003. Po këtë vit holandezi fitoi titullin e parë kampion të Serisë A, Kupën e Italisë dhe trofeun e Champions League.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›