Reali: Ronaldo kushton 8 deri në 10 milionë Euro

Reali i Madridit kërkon 8 deri në 10 milionë euro për Ronaldon dhe nuk do të negociojë me Milanin, që, nga ana e tij, e kërkon falas, bënë të ditur dje mediat spanjolle. Ky mesazh iu përcoll agjentëve të lojtarit dhe drejtuesve të klubit italian, shkruanin dy të përditshmet më të mëdha sportive spanjolle, "AS" dhe "Marca".
Ronaldo është lënë në pankinë nga trajneri Fabio Kapelo, ndaj dhe kërkon të largohet. Drejtori sportiv i klubit të Realit të Madridit, Predrag Mijatovic, u shpreh të hënën se klubi pret "disa oferta" për Ronaldon, por ai nuk do të largohet falas. 30-vjecari brazilian u mor nga Interi i Milanos në 2002, për një shumë prej 45 milionë eurosh, dhe është në kontratë me klubin madrilen deri në verën e 2008-s, duke marre një pagë prej 6 milionë eurosh në vit.