Skela javën e ardhshme fillon stërvitjen

Ervin Skela ka përfunduar fazën e kurimit në një klinikë në Essen dhe është kthyer në Cottbus dhe do të fillojë stërvitjet rehabilituese me stafin e skuadrës duke filluar prej javës së ardhshme. Të enjten mesfushori i kombëtares shqiptare do t'i nënshtrohet një testi të ekipit mjekësor të skuadrës së Energie Cottbus pas të cilit do të mësohet se cfarë hapash do të merren. Në skuadrën e Cottbus duken optimistë për 30-vjecarin shqiptar megjithëse ende nuk mund të llogarisin në shërbimet e tij dhe sipas të gjitha gjasave ai do të mungojë në ndeshjen e parë të fazës së dytë të Bundesligës që Energie e zhvillon kundër Borussia Moenchengladbach. "Ne kemi biseduar me Ervinin për gjithcka dhe ai është optimist. Tani gjithcka ka mbetur në dorën e mjekëve", ka thënë Steffen Heidrich, menaxheri i skuadrës gjermane që renditet në pozitën e 15-të të kampionatit gjerman.