E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa rinovon me Dritan Babamustën

Besa konfirmoi mesfushorin e fuqishëm Dritan Babamusta (28 vjeç, 15 ndeshje, 2 gola sezonin e kaluar) edhe për sezonin e ri futbollistik, 2010-2010.

Lajmi i fundit që vjen nga kampi verdhezi i presidentit Nexhat Bizhdili ka të bëjë me sulmuesin aktual të Dinamos, Fatjon Sefa (25 vjeç, 30 ndeshje, 13 gola sezonin e kaluar me blutë).

Gjithsesi, shtatlarti lushnjar pritet të mbërrijë në Kavajë pas përfundimit të aventurës me Dinamo në Ligën e Kampioneve.

Besa do të luajë në turin e dytë të Ligës së Europës, ndërkohë që Dinamo do të luajë në turin e dytë eliminator të Ligës së Kampioneve.

Kundërshtarët e skuadrave shqiptare (përfshirë edhe Tiranën dhe Laçin) do të njihen pas hedhjes së shortit në Nion të Zvicrës, më 21 qershor.

Besa bëri të vetin ish-mbrojtësin e Teutës, Akil Jakupi, blerja e tretë e zyrtarizuar e fituesve të Kupës së Shqipërisë dhe pjesëmarrëse në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës.

Disa ditë më parë presidenti Nexhat Bizhdili ka arritur marrëveshje paraprake me shqiptarin nga Maqedonia, mesfushorin e krahut të djathtë, Betim Aliu (ka luajtur Finlandë me Kupsin) dhe mbrojtësin Dimitrija Lazarevski (nga Metalurgu i Shkupit).

Presidenti Bizhdili ka gjetur gjuhën e përbashkët edhe me disa nga yjet e skuadrës: portierin dhe kapitenin Orges Shehi, mesfushorin Artion Poçi dhe fantazistin Bledi Shkëmbi.

Pak ditë më parë bosi verdhezi konfirmoi vazhdimësinë e lojtarëve kavajas të skuadrës: Meglid Mihani, Sokol Cikalleshi, Erand Hoxha, Ariel Shtini dhe Saimir Celhaka.

Fituesja e Kupës së Shqipërisë ka në fokusin e saj edhe mbrojtësin kroat Matko Djarmati.

Edhe pse u fol në media, ende nuk ka ndonjë firmë të sulmuesit të Gramozit, brazilianit Markos Dos Santos, si dhe të kapitenit të Gramozit, Liridon Kukaj.

Besa pret të rikthejë dhe lojtarët e huazuar sezonin e kaluar te skuadrat e tjera: Taulant Guma, Gëzim Krasniqi, Bruno Okshtuni dhe Daniel Roshi.

Të larguar nga Besa janë Vioresin Sinani (përfundim kontrate), Daniel Xhafaj (përfundim kontrate dhe i kaluar te Flamurtari), Bledar Mancaku (përfundim kontrate, te Shkumbini), Endri Vrapi (përfundim kontrate, te Skënderbeu), Erbim Fagu (përfundim kontrate, te Skënderbeu,), Renato Arapi (në provë në Poloni)

I larguar është dhe mbrojtësi Renato Arapi, i cili ka vendosur të provojë fatin e tij në Poloni, si dhe qendërmbrojtësi kosovar, Alban Dragusha.

BESA NË MERKATO

Të ardhur: Dimitrija Lazarveski (Metalurg i Shkupit, Maqedoni), Betim Aliu (Kupsi, Finlande), Akil Jakupi (Teuta)

Rinovime: Orges Shehi (përtëritje kontrate), Bledi Shkëmbi (përtëritje kontrate), Artion Poçi (përtëritje kontrate),

Konfirmime: Meglid Mihani, Sokol Cikalleshi, Erand Hoxha, Ariel Shtini, Saimir Celhaka, Dritan Babamusta

Të larguar: Vioresin Sinani (përfundim kontrate), Daniel Xhafaj (përfundim kontrate, te Shkumbini), Bledar Mancaku (përfundim kontrate, te Shkumbini), Endri Vrapi (përfundim kontrate, te Shkumbini), Erbim Fagu (përfundim kontrate, te Shkumbini), Renato Arapi (në provë në Poloni), Alban Dragusha (përfundim kontrate)

Në fokus: Markos Dos Santos (Gramozi), Liridon Kukaj (Gramozi) Matko Djarmati (Kastrioti)

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele, 13 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›