E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani pa “Arushën”

Elbasani kundër Dinamos kryesuese pa “Arushën”. Verdhebluve do t’u mungojë kundër kryesuesve të kampionatit Skerdi Bejzade, i cili është edhe golashënuesi më i mirë i ekipit. Ish-lojtari i Vllaznisë ka pësuar një tërheqje muskulare gjatë barazimit 2-2 me Tiranën të shtunën e kaluar, takim ku tiranasi shënoi edhe golin e dytë për skuadrën e Krenar Alimehmetit. “Pavarësisht se dëshira ime është e madhe për të luajtur kundër Dinamos, nuk kam asnjë mundësi. Do ta ndjek nga tribuna takimin”, - tha 34-vjeçari, që fillimet e tij si futbollist i ka pasur me klubin dinamovit. Bejzade, autori i tetë golave gjatë 18 javëve të para të këtij sezoni, u stërvit veçmas skuadrës edhe pse stafi mjekësor bëri të pamundurën për ta rikuperuar ndaj kundërshtarit më të vështirë në kampionat, Dinamos. Presidenti i Elbasanit, Arben Laze, për fitoren kundër 16 herë kampionëve të Shqipërisë ka vendosur një premio prej 20 mijë dollarësh, shpërblim që ai e vendosi edhe për fitoren e parealizuar kundër Tiranës. Dinamo dhe Elbasani ndajnë vendet 1-3, me Partizanin në vendin e dytë, por diferenca midis klubit të presidentit Besnik Sulaj dhe atij të Lazes është e dukshme: 9 pikë. Elbasani nuk ka pësuar asnjë humbje në nëntë ndeshjet e zhvilluara në shtëpi, por bilanci i verdhebluve në transfertë është shumë i varfër: 4 humbje në 7 takime.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 19
9 SHKURT 2008

Vllaznia (5)-Teuta(10)
Gjyqtarë: A.Janku
L.Mustafaraj-E.Pjetrushi

Dinamo(1)-Elbasani(3)
Gjyqtarë: Sh.Guce
E.Doda-D.Salaj

Partizani(2)-Besa (6)
Gjyqtarë: T.Latifi
M.Dervishi-S.Zeka

Shkumbini(7)-Skënderbeu(12)
Gjyqtarë: S.Velçani
F.Lamaj-D.Rexha

Besëlidhja(11)-Flamurtari(8)
Gjyqtarë: E.Dobi
E.Biçaku-G.Maloku

Kastrioti(9)-Tirana(4)
Gjyqtarë: A.Lulaj
A.Lamçe-A.Pregja
*Në kllapa, vendi në renditje

KATEGORIA E DYTË
JAVA 18
9 SHKURT 2008
Erzeni-Dajti: A.Koci
Tepelena-Pogradeci: Sh.Balliu
Sopoti-Bylis: A.Rama
Turbina-Bilishti: M.Masha
Ada-Gramshi: R.Shoshaj
Apolonia-Skrapari: A.Beqiri
Lushnja-Laçi: S.Jareci
Tomori-Naftëtari: E.Hoxha
Burreli-Luftëtari: B.Ziri

*Ndeshjet do të luhen më 9 shkurt, ora 14:30

8 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›