E Diel, 1 Nëntor 2026

Selia roze kritikon renien e te ardhurave ne vend

Partia Socialiste kerkon nga qeveria qe te hartoje nje plan te detajuar masash per te parandaluar krizen ekonomike ne zhvillim. Ashtu si LSI, nje jave me pare, ne emer te PS, Ervin Bushati tha dje se menyra se si po projekton dhe reagon qeveria Berisha perballe veshtiresive ekonomike ne rritje, te ben te dyshosh per seriozitetin dhe angazhimin ne mbrojtje te interesave te shtetasve. "Papergjegjesia qeverisese ne keto kushte, ben dhe me te veshtire jeten sot: veshtiresi ekonomike qe rendojne me cmime me te larta ne treg dhe te ardhura me te uleta per cdo familje shqiptare", tha Bushati. Sipas tij, ekonomia ne vend eshte teper larg entuziazmit dhe premtimeve pa baze te kryeministrit Berisha. Ai permendi faktin se Banka e Shqiperise raporton nje tkurrje te ndjeshme te ekonomise dhe te mireqenies se popullates ne vend, ne deklaraten e fundit per zhvillimet ne sektorin e jashtem te ekonomise. "Dergesat e emigranteve nga jashte ne ndihme te familjeve te tyre kane nje renie te forte prej 13%, nderkohe qe investimet e huaja jane pothuajse te ndaluara. Kontributi qe japin keto faktore jetik te ekonomise, ne mireqenien e qytetareve, veshtireson parashikimet optimiste per nje jete me te mire ne vend", renditi Bushati, duke kerkuar si emergjence hartimin e planit kunder krizes ekonomike. Sipas tij, vetem ne keto dy sektore ne kete gjendje qe paraqiten dhe ne baze te peshes qe mbajne, mund te ndikojne ne nje renie prej 2% te ekonomise shqiptare. "Programi i ri i Partise Socialiste parashikon nje zhvillim ekonomik, qe do te mbroje nivelin e jeteses duke shperndare mireqenien per te gjithe qytetaret e ketij shteti, dhe jo vetem per njerezit prane pushtetit", siguroi Bushati.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›