Gjykata e Larte, neser vendos per Bashen
Gjykata e Larte do te vendose neser per dosjen e rruges Durres-Kukes, ndaj Lulzim Bashes, e dorezuar ne sekretarine e saj, nga Prokuroria e Pergjithshme, pak dite me pare. Mengjesin e neserm do te vendoset dhe gjyqtari apo kolegji qe do te gjykoje dosjen e derguar atje. Sipas burime nga Gjykata e Lartes, dosja penale ne ngarkim te ish-ministrit te Transporteve, Lulzim Basha (aktualisht Minister i Jashtem), do t'i nenshtrohet shortit elektronik. Ishte Prokuroria e Pergjithshme qe, pavaresisht vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare, per gjykimin e kesaj dosjeje, i dorezoi fashikujt ne sekretarine e Gjykates se Larte, me arsyetimin se, Lulzim Basha eshte deputet dhe nuk mund te gjykohet nga shkalla e pare. Por, pavaresisht se dosja voluminoze Durres-Kukes eshte dorezuar per gjykim, avokatet e te akuzuarve Lulzim Basha, qe aktualisht mban postin e ministrit te Jashtem, dhe Andi Toma, ish-drejtor juridik i Ministrise se Transporteve, nuk do te heqin dore nga kerkesat penale per shpalljen te pavlefshme te veprimeve te prokurorise.