E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani synon Kupën e Shqipërisë

Vendi i dytë ose fitimi i Kupës së Shqipërisë. Ky është objektivi final i Elbasanit, duke mos e përjashtuar luftën për titull. Këtë e thonë nga trajneri Alimehmeti dhe kapitenit Ahmataj.
Kapiteni Julian Ahmataj: "Në fillim të kampionati ekipi ishte i ri dhe lojtarët nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Kristalizuam ekipin dhe më pas erdhën edhe lojërat e mira dhe rezultatet. Tani kemi krijuar një bosht të mirë me lojtarë me eksperiencë. Me përforcimet e fundit që kemi bërë them se do të konkurrojmë denjësisht për të arritur vendin e dytë dhe të fitojmë Kupën e Shqipërisë".
Elbasani fitoi miqësoren e parë me Bylis (6-1), por humbi të shtunën me Lushnjën (3-1).
Trajneri i Elbasanit, Krenar Alimehmeti, ndihet mjaft i kënaqur me blerjet e reja, ku spikat Artim Shaqiri.
"Titulli? Është i mundshëm. Kemi dy ekipe përpara, dhe brenda disa javësh mund të këmbejmë vendet me to. Synimi ynë është pjesëmarrja në Europë".
Verdheblutë ndodhen ne vendin e tretë pas 17-javësh dhe pret Tiranën, më 2 shkurt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›