Kemer, Laurent Mohellebi dhe Frederic Mocke i bashkohen Tiranes

Nga Arben Shemili
Sot ne Kemer ne hotelin Limra, aty ku eshte grumbulluar ekipi i Tiranes kane mberritur dy lojtaret francez, Laurent Mohellebi dhe Frederic Mocke. I pari eshte testuar qe ne Tirane, ku ka marre okey-n e trajnerit Hafizi. Gjithashtu ka rene dakort me donatorin Halili per kontraten mirepo nuk ishte nisur me ekipin ne Kemer. Laurent Mohellebi udhetoi per ne Paris, per te zgjidhur kontraten e tij qe e mbante peng me PSG-n. Me nderhyrjen e menaxherit te tij ne Paris Sokol Murati, si edhe me shlyerjen financiare per kartonin nga ana e donatorit Halili, u arrit prishja e kontrates me klubin Parizien i cili nuk e leshonte kollaj. Lojtari tjeter Francez, i cili eshte mesfushor i majte, vjen nga klubi i Birmingamit i cili ka pronesine e kartonit te lojtarit. Edhe ky lojtar eshte sjelle nga manaxheri Sokol Murati. Ndryshe nga Mohellebi i cili tashme quhet pjese e klubit te Tiranes, Frederic do te testohet ne grumbullimin e Kemerit per Tiranen. Sipas informacionit qe kemi nga burime konfidenciale, Frederic Mocke eshte nje lojtar klasi i cili ne qofte se do te peqehet nga stafi i Tiranes, bashke me Mohellebi do te bejne nje dyshe simpatike franceze ne mesfushen e ekipit te Tiranes.