Elbasani zhvillon stërvitjen pa praninë e trajnerit dhe të gjashtë futbollistëve bazë
Elbasan (Start)- Skuadra e Elbasanit ndodhet në prag të një kaosi, pasi në stërvitjen e djeshme ishin të pranishëm vetëm 5 lojtarë të formacionit bazë. Në stërvitje nuk ishte i pranishëm as vetë trajneri Mirel Josa. Futbollisti Vrapi ndodhet në Baku, në dispozicion të Ari Hanit. Dy futbollistët e tjerë, Hyshmeri dhe Thana, janë të grumbulluar me ekipin kombëtar U-19.
Në stëvitjen e djeshme mungonte dhe mbrojtësi kryeqytetas, Ardit Beqiri, i cili vuan dëmtimin e përballjes me Tiranën. Sulmuesi Stojku me shumë gjasa do të largohet nga verdheblutë në muajin janar, pas pezullimit që ka marrë nga drejtuesit e skuadrës.
Lojtarë të ndyshëm deklarojnë se në merkaton e janarit do të kërkojnë të largohen nga ekipi i Elbasanit për mos përmbushje të kontratës së tyre nga ana e klubit. Në një situatë të tillë, nga presidenca e Elbasanit thuhet se Laze do të takohet këto ditë me futbollistët, dhe një pjesë e kësteve të prapambetura do të likujdohet.
Elbasani këtë verë bëri një merkato të fuqishme duke afruar në skuadër emra të njohur të kampionatit shqiptar. Problemet e pagesave filluan të shfaqen që në ndeshjen me Shkumbinin, ku Elbasani mori një barazim që nuk pritej në “Ruzhdi Bizhuta”.