Drogba, Chelsea del ne krah te federates

Sulmuesi nga Bregu i Fildishte, Didier Drogba rrezikon 3 jave pezullim per gjestin josportiv ne nje ndeshje te Carling Cup. Lojtari afrikan i Chelsea ka festuar ne menyre te cuditshme gjate golit te pare kunder Burnley, duke hedhur ne drejtim te tifozeve nje monedhe qe atij iu hodh ne fushe.
Nderkohe qe Shoqata e Futbollit po analizon ende kete episod per te marre nje vendim perfundimtar, klubi londinez nuk e ka marre ne mbrojtje lojtarin. “Drogba do njohe masen e denimit dhe nuk do ta kundershtoje”, thuhet ne nje deklarate zyrtare te leshuar nga klubi qe mesa duket mban anen e Shoqates se Futbollit.
Me anen e kesaj deklarate zyrtare, Chelsea le te kuptohet se denimi nuk do te apelohet. Pak dite me pare, Drogba kerkoi falje per kete gjest, duke theksuar se as vete ai nuk e kuptoi sjelljen e cuditshme ne drejtim te tifozeve te Burnley.