E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern Munich, Sagnol mendon largimin

Ne nje interviste dhene per gazeten “Kicker”, lojtari ka pohuar se gjendja e tij fizike per momentin nuk eshte me e mira.

“Nese ne muajin maj nuk do jem me mire, atehere do terhiqem nga futbolli”. Lojtari i Bayern Munich, Willy Sagnol ben te ditur vendimin e tij pasi aktualisht ndodhet ne fazen e rekuperimit nga nje demtim i rende, i pesuar sezonin e shkuar.

Ne nje interviste dhene per gazeten “Kicker”, lojtari ka pohuar se gjendja e tij fizike per momentin nuk eshte me e mira. Pas operacionit te muajit gusht ne thembren e Akilit, rekuperimi po ecen me ritme me te ngadalta nga sa ishte parashikuar. Kjo mund te beje qe kontrata qe skadon ne fund te sezonit 2010, mund te prishet para kohe.

Nga ana tjeter, shoqeria bavareze eshte e gatshme te bleje ne fund te sezonit kartonin e plote te italianit Massmo Oddo, i cili eshte zevendesuesi natyral i francezit ne fushen e gjelber.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›