E Shtunë, 31 Tetor 2026

Etoo: Marseja nje enderr e vjeter

Ne nje interviste dhene per gazeten franceze “L'Equipe”, Eto’o ka pohuar se deshiron qe nje dite te veshe fanelen e Marsejes ne Ligue 1.

Golashenuesi me i mire i Primera Division, Samuel Eto’o ka forcuar serish lidhjet me tifozet dhe shoqerine katalanase. Por edhe pse tashme ka rilindur ne “Camp Nou”, duke u bere qendersulmuesi me i rendesishem i skuadres, kamerunasi ka nje enderr te vjeter.

Ne nje interviste dhene per gazeten franceze “L'Equipe”, Eto’o ka pohuar se deshiron qe nje dite te veshe fanelen e Marsejes ne Ligue 1. “Enderroj qe nje dite te luaj tek Marseja. Kam nje apartament ne ate qytet dhe per mua Franca eshte si Kameruni”, shprehet lojtari me ngjyre.

Ne fund te sezonit te shkuar pasi skuadren e Barcelones e mori ne drejtim Guardiola, Eto’o u cilesua si nje lojtar i pavlere per projektet e trajnerit te ri, por ishte presidenti Laporta ai qe kembenguli per ta mbajtur ne skuader. Nga ana tjeter, kamerunasi e ka shperblyer kete besim, duke shenuar nje lume golash deri ne kete pike te sezonit.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›