E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasanit i mungojnë futbollistët kryesorë në stërvitje

Elbasan (Start)- Skuadra e Elbasanit ndodhet në një moment mjaft të vështirë përpara takimit të kësaj jave me Tiranën. Pjesa më e madhe futbollistëve të formacionit bazë nuk kanë qenë të pranishëm në seancat e fundit stërvitorë.

Plot tetë futbollistë i kanë munguar trajnerit “të pafat”, Mirel Josa, në seancën e djeshme stërvitore. Lojtarët verdheblu kanë bojkotuar stërvitjet për shkak të mospagesave të tyre nga ana e klubit. Ky problem ka kohë që është prezent në këtë skuadër, dhe mbledhjet e posaçme për këtë nuk kanë qenë të suksesshme.

Ahmataj, Bejzade, Stojku, Abazaj dhe Baliçi nuk kanë marë pjesë në stërvije. Ndërsa tre futbollistë të tjerë, Fagu, Xhafa dhe Beqiri, kanë shfaqur përsëri probleme me dëmtimet, duke mos marrë pjesë në seancat e djeshme.

Ndeshjen e kësaj jave Elbasani do ta luajë në “Ruzhdi Bizhuta” me Tiranën kryesuese të kampionatit. Trajneri Josa gjendet në alarm, pasi nuk di se çfarë lojtarësh do të nxjerrë në fushën e lojës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›