Roberto Mançni i propozon Bolonjes Kruzin
Bolonja (Start)- Roberto Mançini bën një vizitë të papritur në Kasteldebole, për të ndihmuar mikun e tij, Sinisha Mihajloviç. Mihajloviçi është emëruar trajner i Bolonjës, dhe është duke kryer seancat e para stërvitore me skuadrën. Serbi ka qenë në krah të Mançinit gjatë kohës që ky drejtonte skuadrën e Interit.
Arsyeja e vërtetë e vizitës së Mançinit është çështja Kruz. Ish-trajneri i zikaltërve i ka propozuar drejtuesve të Bolonjës sulmuesin argjentinas të Interit. Tekiniku ka deklaruar për mediat se Bolonjes i nevojitet një sulmues i tillë.
Argjentinasi është në kontratë me kampionët e Italisë, por hapësirat e tij në formacion me ardhjen e Murinjos, janë reduktuar ndjeshëm. Në një ekip si Bolonja ai do ta kishte të sigurtë vendin e titullarit.