E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani,tjetër barazim me Besën

 

Mbrojtësi, Liridon Leci me golin e tij të minutës së 65-të i dhuroi një barazim me vlerë Besës së Kavajës kundrejt një Elbasanit, që falë golit me kokë të Eleandro Pemës (asist i Ilir Qorrit) në minutën e 25-të, dukej se do t’i sillte trajnerit Faruk Sejdini fitoren e parë nën drejtimin e verdhebluve. Kanë qenë kavajasit, ata të cilët ishin shumë më afër fitores, pavarësisht se Elbasani shënoi i pari që në pjesën e parë. Kavajasit në pjesën e dytë të ndeshjes patën një dominim total dhe raste të shumta për të shënuar, por nuk shkuan dot më shumë se barazimi i cili megjithëse i dha një pikë, sërish i la të pakënaqur verdhezinjtë të cilët kërkonin fitoren në këtë ndeshje. Ekipi verdheblu që ka një pozicion jo të mirë në klasifikim sigurisht që do ti shërben më shumë një 3 pikësh, i cili do të ishte real nëse do të ishte ruajtur avantazhi i pjesës së parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›