E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkumbini ndan një pikë me Flamurtarin

 

Gjyqtari Kridens Meta anuloi një gol në minutën e fundit për Shkumbinin, duke e tensionuar jo pak situatën në Peqin, në barazimin 1-1 me Flamurtarin. Dy skuadrat ripërballeshin në harkun e një jave në fushën e Peqinit, por në ndeshjen e javës së 22-të, Shkumbini fitoi me rezultatin e ngushtë 2-1. 20-vjeçari Erjon Mustafaj, një nga prodhimet më cilësore të ekipeve zinxhir të Shkumbinit realizoi në minutën e 12-të golin për skuadrën e Gugash Maganit, me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë. Sulmuesi peqinas realizoi me kokë pas një krosimi nga e djathta e sulmit peqinas. Një tjetër 20-vjeçar, por kësaj radhe produkt i pastër i shkollës vlonjate, Franc Veliu, vendosi ekuilibrat në minutën e 82-të, duke i dhënë një pikë të çmuar vlonjateve në barazimin e dytë sezonal me peqinasit, pas atij të fazës së parë në Vlorë (0-0).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›