E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmeti: Jeta na ndau me Xhaferrin, por na bashkuan sfidat

SHKUP- Kreu i BDI-së Ali Ahmeti nëpërmjet nje telegrami ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e Arbër Xhaferrit. 

Kundërshtari politik i Xhaferrit shprehet në mesazhin e tij se gjatë jetës ka pasur zhvillime për të cilat nuk janë pajtuar, por gjithmonë i janë përmbajtur një komunikimi politik njërëzor që i ka ndihmuar për të përballuar sfida të mëdha për vendin. 

“Me keqardhje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim të respektuar, Arbër Xhaferrit. Gjatë tërë këtyre viteve ka pasur situata jo të lehta me të cilat jemi përballur duke filluar që në ditët e luftës së popullit tonë për liri që rezultoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit e deri në këto ditë të implementimit të saj. Ka pasur gjëra për të cilat jemi pajtuar, por edhe shumë gjëra për ë cilat kemi pasur qëndrime të ndryshme, por ajo të cilës i jemi përmbajtur gjithnjë, ka qenë niveli njerëzor i komunikimit tonë personal dhe politik. Duke u bazuar në këto vlera konsideroj se largimi nga kjo jetë e Arbër Xhaferrit, është një humbje për politikën dhe mendimin intelektual shqiptar jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë. Prandaj me lejoni që në emrin tim personal por edhe në emër të subjektit që unë përfaqësoj të Ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta”,- thuhet në mesazhin e kreut të BDI-së Ali Ahmeti.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›