E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elegance, revistamë e re në tregunshqiptar

TIRANE- Elegance është revista më e re që hidhet në treg për lexuesin shqiptar. Për të gjithë ata që duan të jenë sa më elegantë në stil, veshje apo në cdo moment ku ndodhen, revista e përmuajshme Elegance do të jetë një ndihmë e mirë.

Një revistë ndryshe e cila nuk i adresohet vetëm formës por edhe përmbajtjes, që nuk i lë asgjë mangut simotrave europiane. Kështu e ka përkufizuar shkrimtarja e njohur Mira Meksi revistën më të re në treg, gjatë ceremonisë së organizuar me rastin e daljes në treg të saj, ku morën pjesë personalitete nga fusha e artit, muzikës dhe medias.

Elegance është një revistë e përmuajshme e cila i dedikohet plotësisht artit, modës dhe kulturës. Kjo revistë do të ofrojë për lexuesit intervistat më mbresëlënëse, arredimet më të jashtëzakonshme dhe destinacionit më origjinale për të vizituar.

Për të gjithë ata që kanë ende dyshime për modën e fundit, për një vend të mirë për të kaluar pasditet e nxehta të verës, një mbrëmje apo pushimet verore, revista Elegance do të jetë një konsulente mjaft e mirë.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›