E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punimet, segmentet ku devijon trafiku

Në vijimësi të punimeve të fazës së dytë për rikonstruksionin e sheshit "Skënderbej", Bashkia e Tiranës bën një devijimi të ri të trafikut në kryeqytet. Ky institucion njofton se që më datë 17 qershor , do të jetë në funksion një skeme e re lëvizjeje, duke bllokuar disa segmente dhe duke devijuar trafikun në rrugë të tjera. Devijimi i trafikut do të bëhet te "Rruga e Dibrës", ndërsa kalimi do të bëhet nga "Rruga Urani Pano" dhe "Bardhok Biba". Ky ndryshim është pjesë e planit të punimeve , pra të hapen segmentet në të cilat ka mbaruar procesi i ndërtimit të infrastrukturës nëntokësore dhe të bllokohen segmentet e tjera. Deri me tani, shmangia e trafikut është bërë në "Rrugën e Kavajës", në "
Rrugën e Durrësit", tek kryqëzimi përpara selisë së PS-së , dhe është ndaluar qarkullimi përpara Bankës se Shqipërisë. Po ashtu, është zbatuar një skemë e re e respektimit të stacioneve për linjat e transportit publik, të itinerareve dhe menaxhimit të tyre. Sipas bashkisë së kryeqytetit . Me përfundimin dhe shmangien e trafikut të "Rrugës së Dibrës" kompletohet kantieri i ndërtimit për këtë fazë punimesh. Gjithashtu, do të ketë hapje të segmenteve, në të cilat ka mbaruar procesi i ndërtimit të infrastrukturës nëntokësore dhe bllokime të segmenteve të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›