E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, qëllohetme armëfadromisti

VLORë- Aksioni për pastrimin e Rivierës në jug të Shqipërisë ka vijuar në zonën e Vlorës ku nuk kanë munguar dhe përplasjet. Kulmi i tyre ka arritur kur një punonjës i marinës së Vlorës duke kundërshtuar vendimin për prishjen e banesës së tij, ka qëlluar me armë në drejtim të fadromës.

Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e policies, të cilat kanë shoqëruar 28-vjecarin Mariglen Xhezaj në gjendje të rënduar psikologjike për shkak të shembjes së shtëpisë së tij.

Aksioni për pastrimin e pyllit të Sodës nga ndërtimet pa leje ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Janë rreth 80 vendime të cilat do të zbatohen në këtë zonë, nga të cilat rreth 50 janë banesa dhe 30 të tjerë lokale.

Sipas kreut të ndërtimorëve Gjergji Bojaxhi kjo është faza e parë e ndërhyrjes në ketë zonë, ndërkohë që në fazën e dytë do ti lihet kohë objekteve të banuara në mënyrë që familjarët të largohen.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›