PDU-Vetëvendosja bashkëpunimin përcështjen kombëtare
PRISHTINë- Partia Drejtësi dhe Unitet dhe Lëvizja “Vetëvendosja” kanë zyrtarizuar bashkëpunimin që do të kenë këto forca gjatë së ardhmes, me qëllim primar zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare. Gjatë vizitës Shpëtim Idrizi theksoi se, “Unë ndihmen i nderuar që jam i pari që i uroj hyrjen në politikë Albin Kurtit. Sot, ne kemi zyrtarizuar bashkëpunimin që forcat tona do të kenë në të ardhmen për zgjidhjen e çështjes kombëtare. Ne duhet të vendosim theksin mbi integrimin në Bashkimin Evropian, duke ruajtur profilin kombëtar shqiptar”
Kurti spjegoi arsyet pse Vetëvendosja vendosi të hyjë në politikë dhe deklaroi se ka ardh çasti që të kemi standarde të njëjta për të gjithë. “Nëse ne do të shohim minoritetet kombëtare kanë më shumë të drejta në Kosovë dhe Shqipëri, sesa shqiptarët, kudo që janë“ – tha z. Kurti – “ne duhet të kërkojmë që të drejtat që gëzon minoriteti serb në Kosovë t’I gëzojnë edhe shqitparët në Luginën e Preshevës dhe të drejtat që gëzon minoriteti grek në Shqipëri, t’i gëzojnë edhe shqiptarët në Greqi”.
(m.a/BalkanWeb)