E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Elektik” i Ardian Isufit dhe Genc Përmetit

“Elektik” është ekspozita ku artistët Ardian Isufi dhe Genc Përmeti përzgjedhin punët e tyre në funksion të hapësirës dhe mundësive ekspozuese që ajo ofron. Ata ndahen nga nevoja për të ekspozuar punët në një vijë logjike të caktuar apo një koncept integral. Duke pasur mundësinë e përzgjedhjes nga një spektër i gjerë punësh artistike, si për nga koncepti ashtu dhe nga mediumi, shikojnë hapësirën dhe mendojnë se cila punë do të qëndronte më mirë dhe ku! Ekspozita “Elektik” do të qëndrojë disa ditë hapur për publikun, në hapësirën “Tirana ekspres”, duke sjellë një tjetër prezantim të dy artistëve në kryeqytetin shqiptar. Artistët Ardian Isufi dhe Genc Përmeti i takojnë emrave që janë shumë aktiv me veprimtaritë kulturore në kryeqytet. Vetëm disa kohë më parë të dy artistët njëkohësisht dhe pedagogë në Fakultetin e Artit Pamor, ishin pjesë e ekspozitës e cila mblodhi dhe artistët Gazmend Leka, Najada Hamzai, Vladimir Myrtezai etj. Këta artistë u mblodhën së bashku, për të ndarë me publikun magjinë e fjalës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›