Tiranë,sot lamtumira e Balzakut shqiptar
TIRANE- Do të përcillet sot për në banesën e fundit shkrimtari i madh shqiptar , Balzaku i letrave shqipe Sulejman Krasniqi. Dhjetra personalitete të larta të letrave dhe politikës, miq e të afërm po zhvillojnë homazhe përpara arkivolit të tij të vendosur në hollin qendror te Muzeut Histori Kombëtar. Homazhet nisën në orën 12:00 e do të zgjasin deri në orën 14:00. Shkrimtari 74 vjeçar ndërroi jetë mëngjesin e 16 korrikut në banesën e tij në Tiranë.
Mes personaliteteve të larta që nderuan figurën e Krasniqit, ishte dh ekryeministri Berisha, i cili duke shprehur pikëllimin e thellë tha se "humbëm shkrimtarin dhe atdhetarin".
“Krasniqi në të gjithë personazhet e tij frymëzoi shqiptarët në përpjekjen e tyre për t’u cliruar nga pushtimi. Vepra e tij ishte një frymëzim i madh edhe për ata që bënë luftën e fundit çlirimitare në Europë, UÇK."- vlerësoi kryeministri Berisha. I pranishëm në homazhe ishte dhe kryetari i ri i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
JETA E VEPRA E KRASNIQIT
Sulejman Krasniqi u lind në Hoçë të vogël të komunës së Rahovecit më 7 dhjetor 1937 në një familje atdhetare kosovare. I formuar intelektualisht në gjimnazin e Prizrenit dhe patriotikisht në rrugët dhe shtëpitë e tij, Sulejman Krasniqi vuajti si i mitur burgun famëkeq serbosllav, ku u qëndroi në mënyrë stoike torturave mizore.
Aty karakteri i tij u formësua e u brumos me dëshirën e flaktë për lirinë e atdheut të tij të robëruar dhe u betua me shpirt e zemër që gjithë jetën t’ia përkushtojë atdheut, Kosovës së robëruar dhe bashkimit të trojeve shqiptare. I detyruar të arratiset në Shqipëri dhe me betimin e përjetshëm për të dhënë gjithçka për çështjen kombëtare, u vendos në “tokën mëmë”, kreu studimet universitare dhe gjeti mënyrën më të mirë për t’i shërbyer çështjes: shkrimet. Ngriti në art figurat historike të kombit duke i kthyer në mite të pavdekshëm. I bëri ballë presioneve e internimeve në Shqipëri vetëm për hir të kombit. Shkriu pasurinë , vuri në shërbim familjen dhe jetoi me Kosovën në mend e sy. Për 60 vjet me radhë nuk reshti së menduari për të. 60 vjet pa parë familjen, motrat, shtëpinë dhe trojet e tij. Dita më e bukur siç thoshte edhe vetë, ishte çlirimi i Kosovës dhe udhëtimi i rij në autobusët e të dëbuarve që ktheheshin në qershor të 1999-ës. “U largova i vetëm, po kthehem me tre trima” tha ai kur kapërceu kufirin e dhunshëm pasi u kthye me tre fëmijët e rritur me të njëjtën dashuri për Kosovën.
Në jetën e tij letrare mbarështroi mbi 20 vepra historike e shumë artikuj e shkrime gazetareske. U nderua me çmime si atë të Republikës më 1981, me romanin Mic Sokoli si dhe me çmime të ndryshme letrare, u dekorua me medalje e urdhra pune, por mirënjohja më e madhe për të qenë vlerësimet e publikut, mirënjohja e luftëtarëve të lirisë që i frymëzoi me veprën e tij. Vitet e fundit, megjithëse i sëmurë, nuk iu nda penës. Krahas veprave la pas tre fëmijët e tij, Albanën, Sokolin e Derandin dhe bashkëshorten Mirën që iu përkushtua dhe mbeti personi më i afërt për të deri në frymën e fundit.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Berisha bën homazhe pranë arkivolit të Sulejman Krasniqit