SHBA, Harry Potter, rekord frekuentimi për fundjavën e parë
LOS ANXHELOS- Si me shkop magjik, seria e fundit i "Harry Potter" në kinema arriti një rekord frekuentimi për fundjavën e parë më të mirë të shfaqjes në Amerikën e Veriut, duke mbledhur 168,6 milionë dollarë që nga e premtja, njofton Exhibitor Relations.
Me "Harry Potter dhe reliket e vdekjes - pjesa 2", shtrigani i ri jo vetëm vuri poshtë armikun e tij të betuar Voldemort, por edhe episodin e fundit të aventurave të Batmanit, "The Dark Knight", që mbante që nga viti 2008 rekordin për fundjavën e parë më të mirë të të gjitha kohërave, me të ardhura që arritën në 158 milionë dollarë.
(m.a/afp/BalkanWeb)