E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi te vriste adoleshentin arrestohet

TIRANE - Nje 18-vjecar i shpallur ne kerkim nje muaj me pare per plagosjen e rende te nje adoleshenti ne lagjen Bregu i Lumit ne Tirane u arrestua mengjesin e djeshem nga efektivat e Krimeve Kunder Jetes dhe Shendetit. Burime nga policia thane se eshte arrestuar Klementin Palushi i cili akuzohet se ka plagosur rende me thike 16-vjecarin Nikolin Gjoka. Sipas policise grindja mes tyre ka nisur per shkak se donin te dy te njejten vajze dhe ka perfunduar me perdorim thikash. Ngjarja per te cilen akuzohet Klementin Palushi ka ndodhur paraditen e dates 30 shtator te ketij viti ne lagjen periferike te Tiranes Bregu i Lumit kur 16-vjecari Nikolin Gjoka eshte qelluar me thike duke rrezikuar seriozisht jeten. Pak ore pas ngjarjes i dyshuari u identifikua dhe u shpall ne kerkim duke u arrestuar mengjesin e djeshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›