E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elektrolux, projekt me studentët

 

Këshilli Kombëtar Studentor nis një prej projekteve më ambiciozë për të gjithë studentët shqiptarë. Në bashkëpunimin me kompaninë prestigjoze Elektrolux, “KKS” prezantoi sot për të gjithë studentët projektin “Desing Lab 09”. Elektrolux Design Lab 2009, një konkurs global për ideim elektroshtëpiakesh në bashkëpunim me Këshillin Kombëtarë Studentor, fton studentë të cilët vazhdojnë studimet dhe të diplomuar të Universitetit Politeknik dhe Inxhinierisë së Ndërtimit të aplikojnë me idetë e tyre inovative për pajisje të reja shtëpiake deri në 31 maj 2009. Një projekt, që për të gjithë studentët shqiptarë sillet për herë të parë në bashkëpunimin me  Elektrolux, lider ndërkombëtar në pajisjet shtëpiake dhe Këshillit Kombëtar Studentor. Në këtë konkurs do të paraqiten punime për pajisje të përdorimit profesional. Këtë vit Elektrolux feston 90 vjetorin me temën për Design Lab: “Ideim për 90 vitet e ardhshme”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›