E Diel, 1 Nëntor 2026

Në shkollë me ndërprerje 60% e fëmijëve

 

Rreth 60 % e fëmijëve në Tiranë, Kamëz, Fier, Elbasan, Durrës dhe Korçë, shkojnë në shkollë me ndërprerje pasi detyrohen të punojnë. Studimi më i fundit i Inspektoratit të Punës tregon se 8.2 % e fëmijëve në vend punojnë, por një pjesë e madhe e tyre, që janë 16 vjeç kanë leje nga Inspektorati i Punës. Nga sa bën me dije ky inspektorat, fëmijët punojnë kryesisht në ndërmarrjet e këpucëve dhe rrobaqepësi, por edhe në peshkim dhe në restorante. Por ka të mitur që punojnë edhe në sektorë të rëndë, si ndërtim apo lavazhe. Drejtuesit e ISHP thonë se duhet të merren masa emergjente dhe të punohet që asnjë fëmijë të mos punojë, qoftë edhe me leje. Ndërkaq për herë të parë në Shqipëri të gjithë fëmijëve do t’u sigurohet një linjë telefonike kombëtare falas, për të kërkuar ndihmë në rastet kur ata ndjehen të kërcënuar ndaj çdo lloj forme keqtrajnimi. Linja 116 do të jetë në dispozicion të çdo fëmije, nëpërmjet këshillimit dhe ndihmës në raste emergjente.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›