Elementi kombetar bashkon femijet nepermjet Abetares

Elementi kombëtare bashkon fëmijët e Shqipërisë dhe Kosovës përmes abetares së përbashkët. Flamujt e të dy vendeve, simboli i 100 vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar, figura si Skëndërbeu e Nënë Tereza, apo emrat e përzgjedhur janë disa nga detajet që një nga autorët e tekstit që do t’u mësojë të shkruajnë dhe të lexojnë fëmijëve të dy vendeve. Gjuhëtarja, Mimoza Gjokutaj thotë për “ABC News” se megjithë konceptin e globalizmit jeta dhe shpirti i kombit janë përfshirë në këtë libër.
Një kujdes të veçantë katër autorët nga Shqipëria dhe Kosova kanë treguar edhe për gjuhën. Ato megjithëse i thonë nxënësve që ajo e shkruara është shqipja standarte i mësojnë gjithashtu edhe dialektin.
Teksit është ndërtuar mbi tre personazhe kryesore Ani, Ola dhe qenushi Umi. Janë ato që do ti mësojnë çdo gërmë nxënësve tashmë nëpërmjet ilustrimeve në një mjedis të hapur dhe jo atë të ngurtin vetëm brenda në klasë apo në shtëpi.
Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri megjithëse është ripunuar në 70% të saj, nga ana metodike ka të njëjtin trung me varjantin që nisi në vitin 2000 e që ka kaluar një sërë testesh.