E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeke dhe stomatologe indiferente per te ndjekur procesin e edukimit

Shumë mjekë dhe stomatologë duken indiferentë për të ndjekur procesin e edukimit në vazhdim megjithëse pjesëmarrja në konferencat shkencore dhe përfitimi prej tyre i 150 krediteve deri në vitin 2014 është kusht për të mbrojtur vendin e punës. Sipas drejtoreshës së qendrës së edukimit në vazhdim, Entela Shehu rreth 500 stomatologë dhe 500 mjekë rrezikojnë mosrinovimin e kontratës. Këto të fundit për shkak se ndodhen në zonat e thella të vendit nuk kanë marrë asnjë kredit.

Për to mundësitë për pjesëmarrje në konferenca shkencore dhe zgjerim dijesh janë më të kufizuara prandaj Qendra e Edukimt në Vazhdim këtë vit me fondet e Bankës Botërore do të realizojë trajnime për ta pranë vendeve të tyre të punës. Njëkohësisht kjo qendër ka nënshkruar gjithashtu edhe një marrëveshje me urdhrin e mjekut në mënyrë që ky të angazhohet, që mjekët të përfshihen në këtë proces.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›