E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritje ne anijen amerikane ne Durres

Ekuipazhi i anijes zbarkuese amerikane USS Gunston Hall ka zhvilluar një pritje për zyrtarë të lartë të vendit me rastin e vizitës sësaj portuale në Durrës. Ministri i mbrojtjes Arben Imami, zv-ministri i Brendshëm Avenir Peka, deputetë si dhe drejtues të pushtetit vendor kanë qenë të pranishëm në pritjen e organizuar paraditen e së mërkurës.

Të pranishmit janë përshendetur edhe nga e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-së në Tiranë Deborah Xhons.
Anija amerikane do të largohet pas dy ditësh, por në ditën e fundit ajo pritet të zhvillojë një stërvitje me qendrën ndërinstitucionale operacionale detare, për intensifikimin e stërvitjeve për parandalimin e trafiqeve në det. Nga ana tjetër ekuipazhi i anijes do të zhvillojë vizita gjatë këtyre ditëve në qytetet e Beratit, Fierit, Shkodrës, Tiranës dhe Krujës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›