E Diel, 1 Nëntor 2026

Harper Shqiperia shembull i mikpritjes gjate holokaustit

Në ceremoninë përkujtimore për holokaustin zhvilluar në Kanada, kryeministri kanadez Stefen Harper ka përmendur Shqipërinë si shembull dhe model për mënyrën se si shqiptarët pritën dhe ndihmuan popullin hebre që përndiqej nga nazistët gjatë luftës së dytë botërore.

“Në fund të kësaj ceremonie, do të ketë pjesë nga ekspozita e përgatirur nga yad vashem (Qendra Kombëtare për kërkime mbi holokaustin) për shqiptarët myslimanë, që ndihmuan hebrenjtë gjatë holokaustit, thotë kryeministri kanadez gjatë fjalimit të tij, kur nis të flasë për vendin tonë.

“Duhet të mësojmë shumë nga ky shembull. Pas pushtimit të nazisteve në 1943, shiqiptarët refuzuan të dorëzojnë listat e hebrenjve brenda kufijve të tyre. Ata i dhanë dokumentat false hebrenvje, në mënyrë që këta të fundit t’i shpëtonin përndjekjes”, u shpreh Harper. Ai tha gjithashtu se Shqipëria ndihmoi jo vetëm shtetasit e saj hebrenj, por mirëpriten dhe shumë hebrenj të huaj. Dhe si rrjedhojë shumë prej tyre shpëtuan, tha Harper. Cila është arsyeja e këtij shembulli të shkëlqyer? pyeti Harper. Është besa tha ai, kod i nderit, kodi më i lartë etik në Shqipëri.
“Besa” do të thotë fjalë për fjalë, të mbash premtimin që kë dhënë, të mbash fjalën.

Zonja dhe zotërinj, ne duhet ta mbajmë këtë premtim, tha Harper. “Kjo është kultura e nderit, të cilën ne duhet ta mbrojmë dhe ta përforcojmë, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në forumet ndërkombëtare kudo në botë.
Harper po ashtu ka folur edhe për anti-semitizmin si një fenomen negativ, që po kërcënon shoqëritë e sotme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›