Politikane dhe eksperte ne tryeze per ceshtje te sistemit fiskal
Taksa e sheshtë apo progresive mbetet një debat i hapur mes politikanëve të profilit ekonomik. Gjatë një tryeze për çështje të krizës ekonomike, u veçua fakti se taksa e sheshtë tashmë ka dhënë prova në ekonominë shqiptare, por ndërkohë u propozua edhe një reformë e re që i përfshin të dyja variantet. Një sistem i ndërthurur fiskal, përtej skemave të deritanishme u propozua nga ish-ministri i Financave, Kastriot Islami.
Gjithashtu, në këtë takim u diskuta edhe për çështjen e borxhit të brendshëm. Sipas zotit Mejdani është e nevojshme që të gjendet një konsenus mes palëve, me qëllim gjetjen e një mekanizmi ligjor që ruan borxhin.
Një nga temat që u prek në këtë takim ishte edhe mundësia për të dalë nga kriza, në kushtet e një ndikimi të pashmagshëm të përhapjes së saj në rajon.