Shprese per marreveshje. Flasin dy negociatoret

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë hyjnë në ditën e dytë. Dialogu mes palëve konsiderohet historik pasi është i pari takim direkt ndërmjet delegacioneve nga Prishtina e Beogradi që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008. Bashkëbiseduesit, Edita Tahiri me ekipin shoqërues të Republikës së Kosovës dhe Borko Stefanoviq me atë Republikës së Serbisë, në axhendën e diskutimeve kanë sot çështjet e transportit ajror, telekomunikacionin dhe vulat e doganave.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri edhe në Bruksel theksoi se fjala është për një dialog për çështjet teknike duke përjashtuar mundësinë e hapjes së dialogut për statusin e Kosovës.
”Ne mbrëmë u përpoqëm që të bisedojmë për çështje që janë temë e këtyre dy ditëve bisedime. Të dy palët ishin konstruktive në kuptimin e paraqitjes së ideve, por edhe të harmonizimit të axhendës. Biseduam për çështje të rregjistrave civilë, por edhe të dokumentacionit kadastral të cilat janë marrë nga Kosova në kohën e okupimit. Sot do të bisedojmë për çështje që do të mund të kontribuojnë në bashkëpunimin rajonal” tha Tahiri.
Stefanoviq deklaroi për mediat se kanë gjetur disa pika të përbashkëta me delegacionin e Prishtinës, ndonëse ende nuk ka ndonjë marrëveshje për çështjet konkrete. Dita e parë sipas tij jep shpresë se marrëveshjet e para do të arrihen shumë shpejt.
"Statusi është diçka që na ndan sepse pikëpamja mbi të është katërcipërisht e ndryshme. Lajmi i mirë është që aktualisht ja dolëm mbanë të tejkalojmë diferencat mes nesh dhe të zgjidhim problemet e shtruara në tavolinë. Këtë bëmë dje dhe këtë do të bëjmë sot sepse shpresojmë të prodhojmë shpejt rezultate. Rezultate që do të ndihmojnë popullin e Kosovës” tha Stefanovic.
Diplomatet nga Serbia dhe Kosova do të takohen shpesh sivjet në Bruksel pohojnë analistët ndërsa dhe negociatorët shprehen se shpresojnë të shohin rezultatet e para vitin që vjen. Për Prishtinën kurorëzim i suksesshëm i këtyre bisedimeve është njohja e pavarsëisë që Beo gradi e kundërshton me forcë.
Gjovalin Kola