I gjithe futbolli europian eshte perfshire nga ethet e merkatos

Nuk kanë as kohën për të fshirë lotët pas eliminimi i tmerrshëm nga Kupa e Amerikës. Nejmar dhe Sançez janë gati të fillojnë një jetë të re, që gjatë kësaj jave.
Orët e ardhshme pritet që të zyrtarizohen marrëveshjet e tyre me Realin e Madridit dhe Barcelonën. Braziliani do të firmosë një kontratë pesë vjeçare me Realin, që do të shpenzojë plot 45 milionë euro për të marrë pronësinë e Nejmarit. Ndërsa “Ninjo Maravija”, Sançez do të zyrtarizojë kalimin nga Udineze te Barcelona kundrejt 40 milionë eurove. Por Barcelona bëhet gati për një shpenzim të dyfishtë sepse të njëjtën shumë parash e kërkon Arsenalit për fabregasin.
Drejtuesit e klubi londinez i kanë dhënë Barcelonës një afat prejk 14 ditësh që të bëj pagesën e kartonit të Çeskut, përndyrshe mesfushori mund të përfundojë te Milani, Çelsi ose Interit. Ndërkohë, Arsenali ka prezantuar blerjen e re, Zhervinjo, sulmues nga Bregun i Fildishtë që spikati me fanellën e Lilës në sezonin e kaluar.
Nga njëri që vjen në Premier Ligë, tek tjetri që largohet. Gazeta “The Sun” vë bast se Karlos Tevez do të luaj me Korinthiasin në sezonin e ardhshëm, kur pasi Mançester Siti ka pranuar ofertën e klubit brazilian. Kosto e transferimit do të jetë 45 milionë euro.